Asensio: E kishim ndeshjen në dorë, jam i zhgënjyer

Futboll

Asensio: E kishim ndeshjen në dorë, jam i zhgënjyer

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:12
Marco Asensio

Marco Asensio është shrpehur i zhgënjyer me disfatën nga Athletic Bilbao në kuadër të Supercopa de Espana.

Real Madridi humbi ndeshjen me rezultatin 1-2, në fundin e ndeshjes Karim Benzema kishte shënuar edhe golin e dytë por u anulua nga pozita jashtë loje.

Tani, Bilbao do të ndeshet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana.

Marco Asensio nuk ishte aspak i kënaqur pas ndeshjes.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe të inatosur për këtë humbje”, tha ai.

“Në fundin e lojës i dominuam ata, e kishim lojën në dorë prandaj ndihem i zhgënjyer”, tha Asensio.

“Kishtë një prekje me dorë, sepse e pashë topin të vinte nga ana ime dhe kërceu, por nuk jam i sigurt, duhet ta shikoj përsëri”, përfundoi Marco Asensio, duke aluduar se “Los Blancos” ju ishte mohuar një penalti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat