Pengesë kryesore

Futboll

Pengesë kryesore

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:16
Pengesë kryesore

Christian Eriksen mund t’i kthehet së shkuarës. Orët e fundit ka lindur ideja që danezi të ribashkohet me Tottenhamin, skuadër ku pati shkëlqimin e tij të madh para se t’u bashkohej zikaltërve, me të cilët vazhdon të vuajë, duke mos gjetur hapësirat e nevojshme në formacion.

Kjo intrigë e tregut të transferimeve për janarin zbulohet nga “Sky”, që shkruan se Josè Mourinho do ta mirëpriste danezin te “Spurs”-at, por vetëm me formulën e huazimit.

Pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes është paga e lartë që Eriksen merr tek Interi: 7.5 milionë euro. Përfaqësuesit e 28-vjeçarit janë në bisedime me klube të ndryshme në Premier League, ku synojnë ta sistemojnë klientin e tyre.

As pozicioni i ri në fushë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndaj Fiorentinës, nuk e ka bindur Conten për të mbajtur në organikën zikaltër danezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat