Daja: Dolëm jashtë skemave

Futboll

Daja: Dolëm jashtë skemave

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:48
Daja: Dolëm jashtë skemave

Ilir Daja në lidhjen me “Gol pas Goli” pas fitores me Skënderbeun e pranoi se golat e shpejtë e ndihmuan shumë Partizanit, që mori një fitore plot sakrificë në një terren të vështirë.

“Unë dhe Ahmataj dolën në plan të dytë për shkak të terrenit. Kur e nis 2-0 në kushte të tilla, sigurisht që më pas do të mbrohesh e mund të luash me topa të gjatë. Fitorja ishte si sakrificë e 2-3 lojtarëve që shënuan.”

Topat e gjatë: “Këshilla e vetme për lojtarët ishte që nuk mund të luajmë e kombinime, duhet të luajmë me topa të gjatë. Nëse kapim topin e dytë, i krijojmë vështirësi kundërshtarit. Mendoj se e bëmë shumë mirë këtë.”

Golat me skemë: “Ne përgatitemi gjithmonë për goditjet standarde, por sot ishin ndarjet e zonave, që lojtarët e sulmit do të mbulonin. Sot skemat ranë poshtë. Do të veçoja Asanin, Bardhin dhe Malën, pasi aspektin teknik e kanë primar dhe sakrifikuan shumë.”

Si ish-trajner i Skënderbeut: “E thashë edhe në konferencë, Skënderbeun dhe korçarët i kam kundërshtarë vetëm dy orë. Uroj t’i shikoj sa më lart në renditje. Një pjesë e lojtarëve ishin me mua vjet dhe unë ndjej kënaqësi që ishim bashkë, ku u pozicionuam në vendin e 4-t. Melo? Me Melon do të merret stafi mjekësor, me sakrificën që bëri sot ka një mundësi të jetë në derbi. Besoj që sonte do qëndroj në Korçë, pastaj kthehem me skuadrën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat