“United nuk janë rival direkt për Liverpoolin për kampion, City është”

Futboll

“United nuk janë rival direkt për Liverpoolin për kampion, City është”

Më: 16 janar 2021 Në ora: 21:48
Ole Gunnar Solskjaer, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp

Ikona e Anfield nuk është i bindur që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer mund të sfidojë për titull të Premier Ligës për sezonin 2020-21

Manchester United nuk është “rival për direkt” për Liverpool për ta fituar Premier Ligën, thotë John Barnes, me Manchester Cityin që e konsideron të vetmin klub që mund ta sfidojë Reds për titull.

Skuadra e Jurgen Klopp arriti rekord në pikë në fitoren e titullit 2019-20 duke dominuar me stil në Premier Ligë.

“Liverpool nuk e ka rival direkt për titull Manchester United, sipas mendimit tim. I vetmi rival për titull i Liverpool mbetet Manchester City”, ka thënë legjenda e Reds për BonusCodeBets.

“Natyrisht, ka garë për shkak se po bëhet fjalë për Liverpool kundër Manchester United gjatë gjithë historisë, ato janë dy klubet më të mëdha në Premier Ligë”.

“Por në realitet, në kushte të asaj se kush është favorit për ta fituar ligën, nëse dikush mund të përfundojë më lart se Liverpol është Manchester City”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat