Mesut Ozil niset drejt Fenerbahces – klubi del me një njoftim

Futboll

Mesut Ozil niset drejt Fenerbahces – klubi del me një njoftim

Më: 17 janar 2021 Në ora: 21:17
Mesut Ozil

Mesut Ozil është nisur në drejtim të Fenerbahce për të kompletuar kalimin nga Arsenali.

Mesfushori turko-gjerman nuk ka luajtur për The Gunners që nga fillimi i vitit të kaluar dhe tani po e kompleton largimin.

Ozil përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është nisur për te Fenerbahce për të kompletuar transferimin.

Përmes një postimi, po ashtu ka reaguar edhe skuadra turke që ka thënë se marrëveshja është në proces.

“Klubi ynë po e sjell Mesut Ozilin në Stamboll që të vazhdohet procesi i transferimit”, thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse Arsenali dhe Ozili e kanë shkëputur kontratën, apo Feneri do të paguajë për transferimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat