Fazli, rikthehet aty ku e nisi karrierën

Futboll

Fazli, rikthehet aty ku e nisi karrierën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:12
Fazli, rikthehet aty ku e nisi karrierën

Samir Fazli pas 11 vitesh do të rikthehet te skuadra e Makedonija Gj.P., aty ku filloi karrierën e vet si tinejxher. Drejtuesit e klubit, forcojnë konkurencën në sulm, pasi që këtu është edhe Kalid Basid nga Gana.

Fazli, plot 6 muaj ishte pa angazhim, pas largimit nga skuadra e Shkëndijës, ndërsa më parë ka veshur fanellën e skuadrave të Herevenit dhe Hellmod Sport në Holandë, Vill-it në Zvicër dhe Rudeshit në Kroaci.

Makedonija Gj.P. ditë më parë promovoi Izet Hajrullahun nga Skopje, Robson da Silva nga Bellasica dhe Çarls nga Vardari.

Kujtojmë se Samir Fazli ka 7 ndeshje me përfësuesen e Maqedonisë, ndërsa te moshat e reja ka regjistruar 14 paraqitje dhe 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat