Federata merr këtë veprim

Futboll

Federata merr këtë veprim

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:41
Federata merr këtë veprim

Stadiumi Kombëtar, “Air Albania” prej ditësh është kthyer në qendër vaksinimi.

Vendimi qeveritar për ta bërë stadiumin “Air Albania” qëndër vaksinimi për popullatën e kryeqytetit ka kënaqur edhe FSHF-në që menaxhon stadiumin. Siç bën të ditur “Abcnews.al”, institucioni i futbollit nuk është kontaktuar, pavarësisht qëllimit të mirë të shtetit.

Në këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar të hedhë hapin e parë. Kështu, në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dërguar shkresat e para dhe në FSHF kërkon që të paguhet qira për përdorimin e stadiumit “Air Albania”, sikurse ndodh me çdo subjekt që e merr në përdorim.

Ndoshta një tjetër “luftë” në distancë pritet të fillojë pasi ishte Ministria e Shëndetësisë që nuk jepte dritën jeshile për rifillimin e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat