A ka të infektuar të Drita para sfidës së madhe me Prishtinën?

Futboll

A ka të infektuar të Drita para sfidës së madhe me Prishtinën?

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:21
A ka të infektuar të Drita para sfidës së madhe me Prishtinën?

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani jep lajmin e mirë për dashamirët e këtij sporti.

Drita, kampion në fuqi dhe kampion vjeshtor, konfirmon se janë të gatshëm për sfidën e finales së Superkupës, e cila luhet me 23 janar në Antalya, kundër Prishtinës.

"Të gjithë rezultojnë NEGATIV

Klubi jonë FC DRITA ditën e djeshme i ka kryer testet për COVID-19 në prag të udhëtimit për në Antalya të Turqisë ku kemi planifikuar të vazhdojmë me fazën përgatitore.

Sot kemi marrë rezultatet ku të gjithë kanë rezultuar NEGATIV dhe nuk do të kemi asnjë mungesë për shkak të testimeve.

Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin që ta falenderojmë stafin e IKSHPK-së nga Gjilani dhe qendrën në Prishtinë për gatishmërinë ndaj klubi tonë", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat