Dili: Më është dashur të trokas në çdo derë 

Futboll

Dili: Më është dashur të trokas në çdo derë 

Nga: K.G. Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:30
Dili dhe Behgjet Pacolli

Presidenti i klubit të fusallit Mabetex Prishtina, Fatos Dili, ndihet krenar që me klubin e tij, realizuan ëndrrën e madhe, duke luajtur në Champions League, kundër kampionit të fuqi të Evropës, Barcelonës. Siç dihet, prishtinasit pësuan humbje me rezultat 9:2 dhe u eliminuan nga kjo garë. 

“Para pesë viteve kur fillova me Klubin e Futsallit, ishin kohë të vështira dhe sfiduese si në aspektin organizativ, financiare dhe atë konkurrues sportiv. Më është dashur të trokas në çdo derë, shprehi mirënjohje që nga asnjë nga to nuk më doli e mbyllur, dhe jam falënderues ndaj të gjithëve që i besuan vullnetit, projektit dhe punës sime. 

Në vitin 2019, ndodhi mrekullia! Kur atëherë na duhej përkrahja më së shumti atë moment erdhi përkrahja e kompanisë gjigante Mabetex Group dhe një njeriu që i beson dhe i përkrah të rinjtë z. Behgjet Pacolli. Kishim punuar shumë që ti realizonim qëllimet tona mirëpo Mabetex Group dhe z.Pacolli ishin vendimtar në realizimin e tyre.

Pas përkrahjës nga ai ne arritëm sukseset e mëdha si titullin kampion, klubi më i mirë i shpallur nga FFK, kalimi i fazës së parë në Champions League, radhitja si skuadra e 28-të më e mirë në Evropë dhe kulminacioni ndeshja kundër FC Barcelona. 

Të gjitha këto janë mbeshtetur nga njeriu i cili nuk kursen asgjë për ne dhe unë jam mirënjohës për përkrahjen që kemi nga ai dhe jam falënderues që po kontribon që shtetit ynë përmes sportit të jetë ambasador edhe në ato shtete që nuk na kanë njohur. Faleminderit z.Pacolli”, shkruan Dili në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat