Fazliu paralajmëron Prishtinën: Ja ku i kemi përparësitë 

Futboll

Fazliu paralajmëron Prishtinën: Ja ku i kemi përparësitë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:32
Fazliu paralajmëron Prishtinën: Ja ku i kemi përparësitë 

Të gjithë janë në pritje të finales së Superkupës së Kosovës në futboll, mes kampionit në fuqi e vjeshtor Dritës nga Gjilani dhe fituesit të Kupës, Prishtinës.

Ndeshja do të luhet të shtunën (me 23 janar) në Antalia të Turqisë dhe pritet një sfidë me rivalitet të madh mes dy skuadrave më të mira në vendin tonë.

Astrit Fazliu, prej sulmuesve më të mirë në vendin tonë apo që njihet si lojtar që shumë herë vendos ndeshjet e mëdha, beson e shpreson se me Dritën do ta fitojnë Superkupën e Kosovës.

Image

“Normal se jemi të përgatitur mjaft mirë dhe e presim ndeshjen. Jemi përgatitur që të fitojmë. 

Përparësitë? Mendoj se kemi shumë lojtar me shumë tituj brenda vetes dhe do të jetë një ndeshje e mirë. Shpresoj që të fitojmë”, tha Fazliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat