Tomori nesër udhëton në Milano për testet mjekësore

Futboll

Tomori nesër udhëton në Milano për testet mjekësore

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:36
Fikayo Tomori

Qendërmbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori do udhëtojë në Milan për t’i kryer testet mjekësore nesër.

Sipas Skysport Italia, Do jetë huazim për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të edicionit për 30 milionë euro.

“Rossonerët” kanë nxituar për ta kompletuar transferimin e Tomorit, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e vështirë kundër Atalantas.

Tomori nuk mundet të udhëtonte sonte (e enjte) shkaku që është vonë, andaj do arrijë nesër në Milano.

23-vjeçari do ishte shumë i vyeshëm kundër Atalantas sepse Alesio Romagnoli është i suspenduar dhe Simon Kjaer nuk është i gatshëm 100 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat