Hasani shumë afër transferimit tek kjo skuadër

Futboll

Hasani shumë afër transferimit tek kjo skuadër

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:37
Hasani shumë afër transferimit tek kjo skuadër

Fantazisti nga Tetova, i njohur me nofkën “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe sipas të gjitha gjasave do të firmosë me “demat”.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se drejtori Olsi Rama ka biseduar me Hasanin për rreth dy orë, duke i bërë ofertën e radhës lojtarit.

Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga agjenti i tij.

Hasani ka kërkuar një shifër që për realitetin shqiptar duket stratosferike. Gjithsesi, presidenti Demi pritet të bëjë një sforco me synimin e vetëm: shpalljen kampion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat