Agim Ademi: Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror

Futboll

Agim Ademi: Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:47
Agim Ademi: Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka një mesazh të qartë për futbollin tonë, pas ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës, që u zhvillua sot në Antalia, mes Prishtinës dhe Dritës, që u fitua nga prishtinasit me rezultat 3:1. 

“Sot e përmbyllëm me sukses organizimin e ndeshjes së Superkupës në Antalia, ndërmjet skuadrës kampione, FC Drita dhe skuadrës fituese të Kupës, FC Prishtina. 

Pas një loje shumë të mirë nga të dyja skuadrat në fund trofeut iu gëzuan futbollistët e FC Prishtina. 
Urimet e mia më të përzemërta për skuadrën fituese, por përgëzime për lojën e shfaqur edhe për futbollistët e Dritës.

Më gëzon fakti se sivjet shumë skuadra ndodhen për përgatitje në Antalia, derisa në këtë ndeshje të bukur krahas anëtarëve të KE të FFK-së dhe përfaqësuesve të Prishtinës e Dritës, Rrahman Haradini e Valon Murseli, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Llapit, Ballkanit, Arbërisë, Malishevës dhe mysafirë tjerë. 

Kjo ndeshje ishte një uverturë e mirë për stinorin pranveror, i cili s'do mend se do të na sjellë shumë lojëra të tilla interesante dhe cilësore.

Shpresoj që së shpejti të përmirësohet edhe situata me pandeminë Covid-19 dhe ndeshjet e tilla të kenë mundësi t'i shohin nga afër edhe tifozët, të cilët po i mungojnë shumë futbollit e të cilët pa mëdyshje do t'ia shtojnë hijeshin kampionatit”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat