Cammaratta: Penalltia ishte, skuadra po reagon!

Futboll

Cammaratta: Penalltia ishte, skuadra po reagon!

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:49
Cammaratta: Penalltia ishte, skuadra po reagon!

Ndryshe nga Julian Ahmataj, trajneri i Apolonisë italiani Fabrizio Cammaratta mendon që penalltia e akorduar në favor të sulmuesit të fierakëve Mario Gjata në ndeshjen ndaj Skënderbeut ishte dhe gjyqtari nuk ka gabuar. Cammaratta analizoi edhe ecurinë e skuadrës me të në drejtim duke nënvizuar se ekipi ka gabuar vetëm në ndeshjen ndaj Kukësit.

“Ishte pikë e rëndësishme ndaj një konkurrenti direkt, ne deshëm të fitonim ndeshjen, se skuadra ime gjithmonë do të fitojë. Por është edhe kundërshtari, ishte ndeshje e fortë, burrërore, deshën ta fitonin të dy ekipet”.

“Nga pankina sipas meje ishte penallti, u tregua i aftë sulmuesi të mbronte topin, e prekën, ndoshta do të doja të shihja penalltinë e tyre. Nuk dua të flas për gjyqtarët por me çfarë pashë nga pankina ishte penallti neto”.

“Është e penallti e pastër, si të mos ia japësh këtë penallti; E përqafon komplet. Po të flas si ish-sulmues, aty gabimin e ka bërë mbrojtësi”.

“Prej 25 ditësh jam këtu, ekipi po përmirëoshet nga ndeshja në ndeshje. Me përjashtim të ndeshjes së Kukësit, skuadra po reagon. Edhe pasi shënuam deshëm të fitonim ndeshjen, kjo skuadër ka cilësitë për të mbijetuar.

Sa i përket merkatos, klubi po punon për të bërë lëvizje.Për fitoret në transfertë na duhet të bëjmë ndonëj gol më shumë”, – tha pas ndeshjes me Skënderbeun trajneri i skuadrës së Apolonisë, Cammaratta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat