Katalanasit bëhen “pengesë”

Futboll

Katalanasit bëhen “pengesë”

Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:01
Katalanasit bëhen “pengesë”

Ish-trajneri i Barcelonës, Kike Setien mund të punësohet shumë shpejt. Mediat e huaja raportojnë se 62-vjeçari është në bisedime me klubin kinez, Dalian.

Megjithatë, pengesë për të ardhmen e Setienit bëhet sërish Barcelona.

Fakti që klubi prishi kontratën në gusht të vitit të kaluar përpara skadimit, e detyron Barcelonën që t’i paguajë Setienit 3.9 milionë euro. Setien ka deklaruar se e ka paditur klubin blaugrana për të respektuar deri në fund kontratën.

Trajneri i njohur spanjoll Rafa Benitez dha dorëheqjen dje nga Dalian për arsye të frikës prej koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat