Barcelona drejt falimentimit/ I ka borxhe gati 200 mln euro tre klubeve të mëdha europiane

Futboll

Barcelona drejt falimentimit/ I ka borxhe gati 200 mln euro tre klubeve të mëdha europiane

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:50

Tashmë dihet se Barcelona po kalon nëpër një krizë të thellë financiare nga e cila vështirë se do të dalin këtë vit.

Në mediat spanjolle u raportua në fund të vitit të kaluar se klubi mund edhe të falimentojë nga shkaku i borxheve që kanë.

Skuadra katalanase po tenton që të shesë disa lojtarë për të rikthyer bilancin pozitiv, mirëpo një gjë e tillë do të jetë e vështirë.

Blaugranasit edhe nëse arrijnë të rikthejnë bilancin pozitiv, ata nuk do të mund të transferojnë më lojtarë, pasi nuk do të kishin mjete financiare ose mund të ndëshkohen për thyerje të rregullit të transferimeve.

Sipas asaj që raporton gazetari i Cadena Cope, Victor Navarro, Barcelona ka borxhe ndaj tri klubeve evropiane që shkojnë në shifrën e 196 milionë eurove.

Katalanasit ende nuk i kanë paguar Liverpoolit borxhin prej 40 milionë eurosh për Philippe Coutinhon që fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munichun, një klauzolë e vendosur në kontratën e transferimit se nëse lojtari fiton trofeun e madh, atëherë do të ketë një bonos prej 40 milionë eurosh.

Barcelona i detyrohet Ajaxit 48 milionë euro për transferimin e Frenkie de Jong dhe ajo shumë është tejet e lartë për gjendjen aktuale të tyre.

Blaugranasit po ashtu i detyrohen edhe Atletico Madridit një shumë prej pesë milionë euro për disa të drejta.

Borxhe të tjera janë edhe nga disa skuadra nga La Liga, që Barcelona ende nuk i ka kompletuar dhe shkon në shumën e 196 milionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat