Hafizi “shpërthen” ndaj Refik Halilit: Ti nuk e do Tiranën, e ke bërë pronë!

Futboll

Hafizi “shpërthen” ndaj Refik Halilit: Ti nuk e do Tiranën, e ke bërë pronë!

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:10
Astrit Hafizi

Astrit Hafizi ka sulmuar rëndë presidentin e Tiranës, Refik Halilin.

Ai ka thënë se Refik Halili nuk e do Tiranën, duke ia përmendur gjithashtu edhe Grenti Halilin, të birin, për të cilin mendon se aktivizohet edhe kur nuk e meriton dhe pastaj fajësohen e shkarkohen trajnerët.

“Ti nuk e do Tiranën, ti e ke bërë pronën e tij”, tha Hafizi në SuperSport para pak çastesh.

“Djali i Halilit futet dhe largohen trajnerët! Është e thjeshtë fare. Grenti është futur që të luajë kur nuk e ka merituar, pasi ka të tjerë më të mirë. Nëse e fut në lojë, atëherë nuk ke rezultate. E kur nuk ka rezultate, e pëson trajneri”, kishte thënë Hafizi gjatë ditës poashtu në SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat