Oscar ka kërkuar të kthehet në Chelsea

Futboll

Oscar ka kërkuar të kthehet në Chelsea

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:45
Oscar ka kërkuar të kthehet në Chelsea

Oscar ka kërkuar të kthehet në Chelsea, klubi tek i cili shkëlqeu dhe bëri emër.

Braziliani Oscar shpreson që një ditë të rikthehet te Chelsea, klubi që i hapi derën e madhe në futbollin evropian, ku dëshiron të mbyllë karrierën.

29-vjeçari rrëfen se për momentin nuk mendon të largohet nga Shanghai SIPG, pasi ka projekte të rëndësishme, por në të ardhmen pranoi se synon të veshë sërish fanellën e të kaltërve të Londrës për të përfunduar atë që nisi.

Oscar tha se ka kaluar pesë vjet fantastike te Chelsea dhe se i mungojnë shumë tifozët në “Stamford Bridge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat