Mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin më të mirë në kampionatin italian

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin më të mirë në kampionatin italian

Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:41
Mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin më të mirë në kampionatin italian

Mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet në formacionin më të mirë në kampionatin italian!

Pas paraqitjes pozitive dhe golit të shënuar ndaj Viçencas, Arlind Ajeti po kalon një moment mjaft të mirë tek skuadra e Rexhianas e cila militon në Serinë B italiane dhe ku u transferua shtatorin e kaluar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka numëruar deri më tani 12 paraqitje me fanellën e skuadrës nga Emilia-Romanja nga ku po rikthehet përsëri në formën e tij të dikurshme.

Pas paraqitjes së tij të mirë, Arlind Ajeti vlerësohet nga Liga e Serisë B, ku e zgjedh mbrojtësin shqiptar në formacionin e javës së 19-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat