Ia huqi emrin e mbrojtësit spanjoll

Futboll

Ia huqi emrin e mbrojtësit spanjoll

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:34
Ia huqi emrin e mbrojtësit spanjoll

Thomas Tuchel të mërkurën mbrëma debutoi në bankinën e Chelseat si trajner në barazimin pa gola kundër Wolverhampton.

Tuchel në prag të fillimit të pjesës së dytë i dha disa instruksione shtesë kapitenit të Chelseat, Cesar Azpilicuetas.

Trajneri gjerman duket se ende nuk është mësuar me emrat e futbollistëve të tij, pasi  ia gaboi emrin mbrojtësit spanjoll.

Kamerat televizive kapën momentin kur Pulisic ia shpjegonte Tuchelit se ia ka gabuar emrin Azpilicuetas.

Ai në vend të Azpi e thërriste Azpil dhe këtë gjë e dalloi mesfushori sulmues amerikan, Christian Pulisic, i cili korrigjoi trajnerin gjerman.

Tuchel pasi nënshkroi kontratën ditën e martë me klubin anglez, me të mbërritur në Londër, ai zhvilloi një seancë stërvitore.

Para se të emërohej trajner në Chelsea, Tuchel këtë sezon ishte trajner i PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat