Erlind Haaland dhe David Alaba në ‘radarin’ e klubit anglez

Futboll

Erlind Haaland dhe David Alaba në ‘radarin’ e klubit anglez

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:09
Erling Haaland dhe David Alaba

Chelsea ka interesim për të transferuar dyshen Erling Haaland nga Borussia Dortmund dhe David Alaba nga Bayern Munich.

Haaland ka shkëlqyer këtë edicion te gjiganti gjerman duke shënuar 37 gola në 37 paraqitje dhe ka vëmendjen e top klubeve evropiane.

Norvegjezi ka kontratë deri në vitin 2024, mirëpo me klauzolë të lirimit me vlerë 75 milionë euro, që mund të aktivizohet në vitin 2022.

Pos tij, klubi londinez është i interesuar edhe për Alaba, që ka refuzuar rinovimin dhe qysh në verë do jetë agjent i lirë.

Austriaku kërkohet me ngulm nga skuadrat, si Manchester United, Liverpool, PSG dhe Real Madrid, me këtë të fundit thuhet se ka arritur marrëveshje paraprake.

Sipas Sky Sport, “Blutë” duan dy transferimet qysh në verë, edhe pse do jetë mjaftë e vështirë të realizohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat