Kah po shkon Selmani?

Futboll

Kah po shkon Selmani?

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:24
Kah po shkon Selmani?

Në ditët e fundit të merkatos, shumë skuadra i “japin gaz” kur vjen puna për të përforcuar organikën. Kështu po ndodh edhe me skuadrën e Bolusporit, e cila militon në Ligën e parë Turke (E dyta për nga renditja).

Së fundmi, është bërë me dije se kjo skuadër ka arritur akord për shërbimet e Gentjan Selmanit, duke ia marrë portierin e rivalëve të Menemensporit, ekipe që janë në zonën e rrezikuar për të prekur rënien për sezonin tjetër. Jo vetëm kaq, por kjo skuadër raportohet se është në bisedime edhe për shërbimet e Bekim Balajt.

Mediat turke bëjnë me dije se mes ekipit turk dhe skuadrës së Shturm Gracit po zhvillohen negociata të avancuara.

Bekim Balaj nuk po luan rregullisht titullar në skuadrën austriake, ç’ka mund të bëjë të mundur edhe largimin e tij drejt Turqisë. Kontrata aktuale e sulmuesit shkodran skadon në qershor 2021 me ekipin austriak. 30-vjeçari, deri më tani ka shënuar shtatë gola, prej të cilëve 3 në kampionat dhe katër në kupë.

Mbetet për t’u parë nëse në ditët e mbetura të merkatos, gjithçka do të zgjidhet dhe Balaj do të kalojë në Ligën e Parë turke ku do të ketë edhe minuta në dispozicion më shumë sesa ka aktualisht në skuadrën austriake të Shturm Gracit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat