Berisha paralajmëron ish-skuadrën e tij

Futboll

Berisha paralajmëron ish-skuadrën e tij

Më: 29 janar 2021 Në ora: 12:50
Berisha paralajmëron ish-skuadrën e tij

Sulmuesi i Western Unitedit, Besart Berisha dëshiron t'i tregojë ish-skuadrës së tij, Melbourne Victoryt se ende ka cilësi në përballjen e së shtunës në "A-League".

Golashënuesi më i mirë në histori të kampionatit elitar australian ende ka ambicie të mëdha në karrierë.

35-vjeçari që ka shënuar 135 gola në këtë kompeticion, mezi e pret përballjen ndaj Melbourne Victoryt.

"Kam kujtime të mira dhe shumë respekt për Melbourne Victoryn, por është një ndjenjë e mrekullueshme të luaj ndaj tyre dhe të tentoj të fitoj ndaj tyre", ka thënë Berisha.

"Është gjithmonë mirë të tregoj se ende mund të bëjë diçka dhe këtë do t'ua tregoj atyre", thotë ish-sulmuesi i Kosovës.

"Jam rritur me mentalitetin për t'i fituar ndeshjet derbi sepse janë shumë të veçanta për tifozët", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat