A ke bërë se*s rastësor? Rrëfehet ish bashkëshortja e futbollistit shqiptar

Futboll

A ke bërë se*s rastësor? Rrëfehet ish bashkëshortja e futbollistit shqiptar

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:08
A ke bërë se*s rastësor? Rrëfehet ish bashkëshortja e futbollistit shqiptar

Erjona Sulejmani është një beqare e lumtur dhe këtë e ka treguar gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ish-bashkëshortja e futbollistit, Blerim Xhemaili, foli hapur për jetën e saj personale dhe tregoi se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull.

“A je e fejuar?”– e pyeti një prej ndjekësve.

Image

“Jo! Beqare e lumtur”– u përgjigj ajo.

Erjona Sulejmani shprehet se është rritur me vlera dhe ka respekt për veten e saj, ndaj nuk do kryente marrëdhënie seksuale me një të huaj.

“Jam rritur me vlera. Unë e respektoj veten time dhe për këtë arsye nuk mund të kem seks rastësor me një të huaj”- shkroi ajo.

Image

Ndërsa rrëfeu nëse ka rëndësi për të diferenca në moshë në një marrëdhënie.

“Varet. Nëse ndryshimi është e madhe, besoj se në nivelin e përvojave të jetës mund të shkaktojë vështirësi”- u shpreh Erjona Sulejmani.

Ajo gjithashtu rrëfeu se nuk do dëshironte të lidhej me një personazh të famshëm.

“Do të doja një person të panjohur dhe mundësisht që nuk e do famën”– tregoi modelja, shkruan panoramaplus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat