Publikohet lista e lojtarëve të Milan, rikthehet Bennacer

Futboll

Publikohet lista e lojtarëve të Milan, rikthehet Bennacer

Më: 29 janar 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

AC Milan ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar para ndeshjes ndaj Bolognës në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Ismael Bennacer është rikthyer në skuadër dhe është grumbulluar për ndeshjen ndaj Bolognas, 23 vjeçari mungoi nga lëndimi për një kohë të gjatë dhe do të jetë një shtysë e madhe në mesfushë për “Rossonerët”.

Mungesë e madhe vazhdon të jetë, Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë shkaku i rezultimit pozitiv me COVID-19.

Edhe Simon Kjaer, duket se ka pësuar një lëndim jo të lehtë, ai nuk është grumbulluar nga Pioli dhe nuk dihet serioziteti i lëndimit të tij.

Milan kërkon të këndellet pas humbjes turpëruese nga Atalanta, të cilën e humbën në “San Siro” me rezultatin 0-3.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar nga Pioli.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat