Josa: Për mua kapitull i ri me Kukësin

Futboll

Josa: Për mua kapitull i ri me Kukësin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:36
Josa: Për mua kapitull i ri me Kukësin

Mirel Josa, në Korçë, aty ku ka fituar gjithçka si trajner i Skënderbeut. Por këtë radhë si kundërshtar. Trajneri i Kukësit, duke lënë mënjanë të shkuarën, deklaroi se bëhet fjalë për një ndeshje si gjithë të tjerat.

“Për mua është një ndeshje si gjithë ndeshjet e tjera. Duke respektuar kundërshtarët në maksimum. Pavarësisht pozitave ku ndodhet në klasifikim. Gjithsesi, dua të flas për skuadrën time, aq sa e kam parë, kemi treguar luhatje gjatë kësaj periudhe. Ndeshjet e fundit skuadra është munduar të rehabilitohet dhe këtë e ka bërë me shumë kujdes.”

Kapitull i ri: “Jam në një skuadër të cilën e njoh deri në një farë grade. Gjatë këtyre ditëve, lojtarët kanë punuar me shumë oreks. Kanë punuar me vetëmohim dhe pa pasur parasysh të kaluarën se çfarë kanë bërë. Për mua është hapur një kapitull i ri, do të mundohemi të realizojmë objektivat e skuadrës.”

Problemet e Kukësit: “Nëse do të flas për aspketin fizik të skuadrës, do të thotë që unë të merrem me trajnerin, të cilin e kam mik shumë, Skënder Gegën. Nuk ka asnjë lloj problem fizik. Skuadra duhet të ngrihet psikologjikisht aty ku duhet. Unë kam për detyrë që punën që ka bërë Gega ta vazhdoj me idetë e mija.”

Mbrojtësi boshnjak: “Të gjitha skuadrat janë në riformim e sipër. Lojtarin e kam gjetur këtu, nuk e kam parë në fushën e lojës. Rendimenti i tij varet çfarë ka bërë më përpara. Nuk ka luajtur, por thonë fizikisht është mirë. Duke biseduar edhe me njerëzit që kanë qenë këtu, Hallaçin dhe përgatitësin atletik, Irisin, atëherë do të vendosim në çfarë gjendje është lojtari. Çdo gjë varet nga ndeshja. Do të shikojmë. Ka ardhur edhe një mbrojtës i djathtë. Ai është pak mbrapa fizikisht. Do të shohim sa do të përdoret.”

Rënia e Skënderbeut: “Keq nuk më vjen. Është normale që një skuadër me gjithë ato lëvizje, me gjithë ato probleme, gjatë këtyre viteve të ketë këtë gjendje. Mua më ka surprizuar Skënderbeu në disa ndeshje. Ka marrë atë që ka kërkuar, sidomos jashtë fushe. Ka pasur probleme brenda.”

Kjo nuk do të thotë që nesër të paraqitet njësoj siç është paraqitur në ndeshjet e tjera në stadiumin “Skënderbeu”. Pres nesër një mobilizim total nga Skënderbeu, çdo lojtar do të japë maksimumin për të treguar vlerën. Nuk ka futboll po nuk respektove kundërshtarët dhe punën tënde”.

Titulli: “Në intervistat që unë kam bërë në media, kam thënë që do të jetë i çmendur ai që do të thotë se Vllaznia nuk ka përparësi për kampionatin. Qoftë Kukësi, Partizani apo Teuta, janë skuadra që bëjnë mirë si dhe kanë pasur momentet e tyre negative. Duhet që Vllaznia të humbë shumë dhe skuadrat e tjera t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Duhet të shohim njëherë çfarë do të bëjmë për veten tonë, pastaj të flasim për skuadrat e tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat