Presidenti i Barçës, Tusques shpjegon situatën me Eric Garcia

Futboll

Presidenti i Barçës, Tusques shpjegon situatën me Eric Garcia

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:35
Eric Garcia

Eric Garcia është njëri nga protagonistët kryesorë të afatit kalimtar të janarit.

Kjo është duke ndodhur për faktin se mbrojtësi spanjoll dëshiron të largohet nga “Etihad”, ku kontrata e tij skadon në verë, Barcelona është destinacioni i tij i preferuar pasi atje, Garcia ishte angazhuar me grupmoshat e reja.

Sipas “Mundodeportivo”, takimi ndërmjet Eric Garcias dhe zyrtarëve “Blaugranë” është anuluar.

Pas anulimit të takimit që ai kishte thirrur në zyrat e klubit këtë pasdite me kandidatët Joan Laporta, Víctor Font dhe Toni Freixa për të vlerësuar përsëri nënshkrimin e Eric Garcias, presidenti në detyrë, Carles Tusquets, ka hedhur dritë në takimin që ka ndodhur dhe ka shpjeguar situatën me mbrotjësin spanjoll.

“Nuk ka takim”, konfirmoi ai, duke mohuar që ka polemikë në mes kandidatëve për presidencën e klubit për shkak të mënyrës së tyre të menaxhimit të kësaj periudhe deri në zgjedhje.

“Nuk ka asnjë mosmarrëveshje, ne po e menaxhojmë klubin në mënyrë perfekte”, shtoi ai.

I pyetur atëherë nëse ka ende mundësi që Eric Garcia të veshë Barça, ai dha një përgjigje interesante dhe të prërë.

“Pyesni kandidatët”, përfundoi Carles Tusquets.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat