Ribery reagon pas golit në duelin e zjarrtë kundër Torinos, flet edhe për të ardhmen

Futboll

Ribery reagon pas golit në duelin e zjarrtë kundër Torinos, flet edhe për të ardhmen

Më: 30 janar 2021 Në ora: 10:50
Ribery

Shënoi një gol tejet të bukur në barazimin që Fiorentina e arriti në udhëtim te Torino.

“Viola” në 20 minutat e fundit luajti me 2 futbollistë më pak, andaj barazimi shihet si rezultat i kënaqshëm, përkundër faktit se pranuan gol vetëm në minutën e 88′.

Pas ndeshjes, 37 vjeçari komentoi ndeshjen, teksa nuk ngurroi të flas edhe për të ardhmen. Në një prononcim për “Sky Sport Italia”, ai deklaroi se ndihet i lumtur në “Artemio Franchi”, porse klubi duhet të pyetet lidhur me të ardhmen e tij.

“Unë jam i lumtur dhe ndihem mirë me klubin e tifozët. Nëse do të qëndroj? Ju duhet të flisni me klubin.

Unë jam gati dhe i disponueshëm, është një pyetje për klubin”, ka thënë ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat