Daja: Vllaznia e fortë, kjo ndeshje vlen sa derbi!

Futboll

Daja: Vllaznia e fortë, kjo ndeshje vlen sa derbi!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:14
Daja: Vllaznia e fortë, kjo ndeshje vlen sa derbi!

Ilir Daja u shfaq i qetë në konferencën për shtyp para supersfidës ndaj Vllaznisë, teksa foli me superlativa për shkodranët ndaj të cilëve të kuqtë duhet të luajnë me shumë kujdes për të marrë maksimumin e pikëve, ndërsa në lidhje me merkaton, Daja shtoi se Partizani do të afrojë dhe 2 apo 3 futbollistë në orët e fundit të dritares së transferimeve.

“Përballemi me Vllazninë që është në vend të parë. E ka merituar gjithçka, qoftë me lojë, qoftë me rezultate. Është një sfidë radhe, që ka vlerën e tre pikëve, njëlloj si sfidat që kaluam, derbi dhe ndeshja me Teutën që renditej në një pozicion me ne. Duhet të futemi në fushë për të fituar, por pa doza emocionale. E dimë që motivimi do të jetë i duhuri, por duhet të në udhëheqë logjika për të shkuar drejt tre pikëve”, tha fillimisht Daja.

“Nga ndeshja e parë, që Partizani e humbi në Shkodër, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe tekniku i të kuqve i rreshton: “Nga ndeshja e parë ka kaluar një fazë, u mundëm në minutat e fundit. Pjesën e parë nuk bëmë një ndeshje të keqe. Kur loja po shkonte drejt barazimit dhe në momentin tonë më të mirë erdhi ai gol”.

“Kemi disa javë në dispozicion për këtë ndeshje, kemi punuar gjithë javës dhe jemi shtuar gjatë kësaj periudhe. Jo të gjithë do jenë gati për nesër. Kemi stabilitet dhe moral të mirë, pasi kemi fituar dy ndeshje dhe barazuam në Durrës. Ndjehemi mirë psikologjikisht dhe në komponentët e tjerë. Këto janë ndryshimet nga ndeshja e parë”.

“Me Teutën, një nga prurjet e janarit u ndëshkua me karton të kuq. “Murataj është një forcë e shtuar në merkato, ka bërë dy prezantime të mira. Kemi kontingjentin për ta zëvendësuar atë, pavarësisht se nëse do të ishte pjesë e ndeshjes me Vllazninë, atëherë do të ishte një forcë e shtuar për ekipin tonë”, shtoi Daja.

Në lidhje me motivimin, trajneri i Partizanit u rikthyer të fliste edhe më pas: “E kemi trajtuar këtë ndeshje bashkë me grupin. Kundërshtari duhet vlerësuar drejt. Kjo ndeshje është si të tjerat e kampionatit, pavarësisht se luajmë me kryesuesit e kampionatit dhe një hap fals do të bënte të largoheshim nga pretendimet madhore. Besoj se motivimin në nivele optimale, pa kaluar në momente frenimi. Doza e shtuar emocionale prish manovrën dhe ekuilibrin”.

“Finalizimi i rasteve para portës është një problem, por Daja duket optimist: “Është pozitive, që kemi sulme të shtuara dhe situata para portës. Besoj se gjatë gjithë kohës punojmë për të shtuar finalizimin dhe për të shtuar rezultatet, pasi goli të jep gjendje tjetër psikologjike. Me shtimin e forcave sulmuese, jo në ndeshjen e nesërme, në javët në vazhdim do kemi më shumë alternativa. Rivaliteti dhe shtimi i përgjegjësisë do të përqendrojë lojtarët për të finalizuar më mirë para portave të kundërshtarëve”.

Sigurisht nga salla e konferencës nuk mund të mungonte një pyetje në lidhje me merkaton e Partizanit dhe Daja u shpreh: “Po punojmë intensivisht, edhe mbrëmë kemi parë elementë të ndryshëm. Kemi 2-3 alternativa, por nuk kemi vendosur. Nuk duam të bëjmë gabime që mund të na kushtojnë në vazhdimësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat