Josa sfidon të shkuarën në debutimin e tij

Futboll

Josa sfidon të shkuarën në debutimin e tij

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:33
Josa sfidon të shkuarën në debutimin e tij

Java e 17-të e Kategorisë Superiore nis këtë të shtunë me dy duele interesante që do të luhen në orën 13:45.

Sfida që spikat më shumë është dueli mes Skënderbeut dhe Kukësit në Korçë me Mirel Josën që do të debutojë në pankinën e verilindorëve duke sfiduar pikërisht të shkuarën e tij, skuadrën ku u bë i madh si trajner duke fituar 4 tituj kampion dhe në të cilën ka kujtime shumë të bukura.

Përballë një Skënderbeu që është në vështirësi serioze dhe që pozicionohet në vendin e fundit të renditjes me 12 pikë në 16 ndeshje Kukësi do të tentojë ringritjen pasi do të kërkojë suksesin e tretë radhazi që do ta ngjiste përkohësisht skuadrën e Josës në vendin e 4-t të renditjes.

Parashikohet një duel me gola dhe emocionues në Korçë pasi kjo përballje mes Skënderbeut dhe Kukësit ka prodhuar gjithmonë spektakël.

Ndërkohë në Kamëz do të luhet një përballje direkte për mbijetesën mes Kastriotit dhe Bylisit një sfidë interesante mes dy skuadrave që gjatë këtij muaji nuk kanë grumbulluar shumë pikë. Barazimi mund t’u shkojë më shumë përshtat krutanëve por e sigurt është që Kastrioti i Ndreut do të luajë për fitore në këtë fitore në këtë sfidë, ndërkohë që Bylisit të Dovedan çdo pikë në transfertë mund t’i bëjë punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat