Mirlind Daku zbulon futbollistin të cilin e ka inspirim

Futboll

Mirlind Daku zbulon futbollistin të cilin e ka inspirim

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:43
Mirlind Daku

Mirlind Daku është duke shkëlqyer këtë sezon.

Gjilanasi gjeti formën qysh në start të këtij edicioni duke arritur nivele që ndoshta as ai vetë nuk i kishte imagjinuar më parë.

Daku deri më tani ka arritur të realizoj plotë 21 gola në takimet e Superligës.

Ai dhe skuadra e tij Ballkani janë aktualisht në Antalia, aty ku janë gati ta kryejnë fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Daku përmes rrjetit social instagram ka treguar se cili është inspirimi i tij.

Ai përmes një videoje të postuar në story ka bërë të ditur se futbollisti të cilin ai e ndjek është Zlatan Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat