Shtëpia e yllit të Juventusit grabitet gjatë ndeshjes së Coppa Italia

Futboll

Shtëpia e yllit të Juventusit grabitet gjatë ndeshjes së Coppa Italia

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:43
Weston McKennie

Të mërkurën në mbrëmje, Juventusi lehtësisht mposhti Spal në çerekfinalen e Coppa Italia.

Fatkeqësisht për një lojtar të Zonjës së Vjetër, ndërsa ai po festonte kualifikimin së bashku me shokët e tij të skuadrës, shtëpia e tij po plaçkitej.

Sipas La Republica hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Weston McKennie, pasi e dinin se nuk do ta gjenin amerikanin në shtëpi të mërkurën në mbrëmje.

Grabitësit hynë në shtëpinë e tij nga dritarja e banjës duke vjedhur disa sende personale.

Ndërsa vlera e sendeve të grabitura është ende e panjohur, hajdutët arritën të vidhnin rroba, këpucë dhe gjëra të tjera të panjohura.

Mesfushori i ri zbuloi grabitjen pasi u kthye në shtëpi të enjten pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat