Tuchel tregon se si do të nxjerrë më të mirën nga Werner

Futboll

Tuchel tregon se si do të nxjerrë më të mirën nga Werner

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:21
Timo Werner

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka shpjeguar planin e tij se si do të mund ti ndihmonte sumuesit te Chelseat, Timo Werner.

Timo Werner po kalon një formë të dobët, ai në 11 ndeshjet e fundit nuk ka gjetur golin dhe shumicën e rasteve të pastërta qe ka pasur, i ka humbur.

Werner nuk u inkuadrua në ndeshjen e fundit ndaj Wolverhampton, ku Tuchel deklaroi se kishte parë fytyrën e 24 vjeçarit dhe kishte menduar ta hiqte presionin mbi të.

Tuchel deklaroi se Werner nuk është i kënaqur me formën e tij dhe aktualisht ka një ngarkesë me faktin që nuk ka shënuar.

Sipas teknikut gjerman, Werner duhet të ketë hapësira në mënyrë që të shënojë dhe për këtë ai do të kujdeset që të vijë me një plan.

“Në bazë të cilësive të tij, do të thoja që ai preferon të ketë hapësirë. Kjo është e qartë sepse ai është shumë i shpejtë dhe i pëlqen të luajë në vijën e fundit, shumë shumë shumë lart, por pak më shumë në të majtë, dhe për të marrë topat në hapësirën e hapur”, tha Tuchel.

“A di të mund të përshtatnim modelet, lëvizjet për të përdorur cilësinë e tij në hapësira të ngushta? Kjo është puna ime dhe jam plotësisht i bindur sepse Timo është i hapur, ai është miqësor dhe është i etur për të mësuar”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat