Partizani zyrtarizon “divorcin” me Solomon

Futboll

Partizani zyrtarizon “divorcin” me Solomon

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:41
Partizani zyrtarizon “divorcin” me Solomon

Lajmi i dhënë nga SuperSport, një ditë para ndeshjes Partizani-Vllaznia, është zyrtarizuar edhe nga Partizani, Theophilus Solomon nuk është më një futbollist i Partizanit. Sulmuesi nigerian, ndër më të paguarit në Superiore, por që e ka justifikuar shumë pak vlerësimin financiar, ka prishur marrëveshjen me klubin e kuq.

Njoftimi i Partizanit:

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanellën e kuqe.

Klubi falënderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.”

Me afrimin e Ferhan Hasanit, Solomon nuk do të ishte më në formacionin titullar të Partizanit, ndaj ka pranuar të largohet me parametër zero.

Në këtë sezon me Partizanin, Solomon ishte një titullar fiks në formacionin e Ilir Dajës teksa është aktivizuar në 15 ndeshje të kampionatit duke shënuar dhe 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat