Shehi: Nuk mund të shikojmë fundin dhe Vllazninë

Futboll

Shehi: Nuk mund të shikojmë fundin dhe Vllazninë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:30
Shehi: Nuk mund të shikojmë fundin dhe Vllazninë

Orges Shehi e nisi me fitore aventurën në stolin e Tiranës, teksa mposhtën me rezultatin 1-0 Apoloninë. Pas ndeshjes, Shehi për mikrofonat e “Supersport” u shfaq shumë i lumtur teksa tha se kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe duhet të shikojnë vetëm ndeshjen e radhës.

“Jam Shumë i kënaqur me lojën, por me shumë me fitoren e skuadrës, Ishte një ndeshje e vështirë, në Superiore nuk është asgjë e lehtë. Kishim mundësi për të zhbllokuar ndeshjen më herët. Kushtet atmosferike ishin shumë të vështira, për të luajtur me topin.

Kur e shikon nga brenda e kupon më mirë skuadrën. Është një skuadër që kërkon më shumë. Lojtarët po kthehen, konkurrenca rritet në stërvitje dhe na bën mirë. Pavarësisht se Çelhaka ka pak kohë që është kthyer, e futa në lojë për t’u përshtatur më shumë.

Ritmi pas minutës 20? E kishim përgatitur ndeshjen për të bërë presing dhe ia dolëm shumë mirë në fillim. Nuk ia dolëm të shfrytëzojmë rastet. Pas minutës së 20 gabuam, pasi nuk shfrytëzuam rastet dhe qendrën. Ne ndamë repartet dhe aty na vuri në vështirësi Apolonia, në pjesën e dytë vendosëm ta ndryshojmë dhe ia dolëm.

Deri ku mund të arrijë kjo Tiranë? Unë kam një skuadër shumë të mirë. Tani  po kthehen lojtarët që kanë munguar. Nuk mund të shikojmë finishin apo Vllazninë. Para kemi shumë skuadra dhe duhet të shikojmë ndeshjen e radhës, pasi kemi shumë punë për të bërë.

Problemi i golave? Qartësia në disa momente mungon. Por më shumë ia lë nervozizmit, që duam ët shënojmë dhe nxitohemi. Për mua e rëndësishme është që të krijojmë dhe golat do vijnë.”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat