Në shtrat me Georginan, si “karikohet” CR7 para ndeshjes me Interin

Futboll

Në shtrat me Georginan, si “karikohet” CR7 para ndeshjes me Interin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 07:58
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Të dielë me familjen për Cristiano Ronaldon.

Ylli i Juventusit, pas fitores 2-0 ndaj Sampdoria, kaloi një ditë relaksi në shoqërinë e të dashurës së tij Georgina dhe tre fëmijëve të tij: Eva, Mateo dhe Alana Martina.

CR7, duke pritur për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e programuar për nesër në 20:45, ka zgjedhur të rimbushë bateritë e tij të rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij më të ngushtë.

Sulmuesi i Juventusit postoi një foto në profilin e tij në Instagram ku shfaqet së bashku me Georginan dhe fëmijët, të gjithë së bashku, ndërsa foton e shoqëron me fjalët: “Shtëpi e ëmbël shtëpi”.

Fotoja familjare ka marrë më shumë se 7.8 milionë pëlqime, përfshirë ato të disa prej shokëve të skuadrës, si Chiellini, De Ligt dhe Pinsoglio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat