Uzuni: Stërvitem 4 orë në ditë, i studioj kundërshtarët para çdo ndeshje

Futboll

Uzuni: Stërvitem 4 orë në ditë, i studioj kundërshtarët para çdo ndeshje

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:22
Myrto Uzuni

Futbollisti i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni në një intervistë për emisionin “Sport Magazine” në Ora News zbuloi se te Ferenvaroshi stërvitet 3-4 orë çdo ditë.

“Stafi më dërgon ndeshjet e kundërshtarëve dhe unë duhet të studioj kundërshtarët në pozicionin tim mbrojtës i djathtë ose portierin në goditje standarde.

Duhet ti studioj dhe të jap më të mirën në fushën e lojës.  Stërvitem vetëm me ekipin sepse ndeshjet janë të ngjeshura, 1 orë-2 orë e gjysmë. Por më përpara ka qenë 3-4 orë në ditë.”

Por nëse në Hungari po shkëlqen, me ekipin kombëtar nuk ka arritur të japë më të mirën. Ai u shpreh se i përshtatet më tepër Cikalleshi dhe Manaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat