Manaj huazohet në ekipin e kategorisë së dytë turke

Futboll

Manaj huazohet në ekipin e kategorisë së dytë turke

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:26
Arb Manaj

Sulmuesi shqiptar Arb Manaj ka ndërruar ambient por jo vend në Turqi

Manaj është zyrtarizuar në orët e natës sonte si futbollist i ekipit të kategorisë së dytë turke Balıkesirspor Kulübü.

Futbollisti nga Kosova ishte transferuar të Ankaraja gjatë afatit të kaluar të verës.

Por, minutat e vogla që pati në ekipin e Ankarasë bën që ai të huazohet për të marrë përvojë në ekipin e kategorisë së dytë.

“Ishte e vështirë, por mirëserdhe Arb Manaj”, ka shkruar klubi në faqen e tyre zyrtare.

Para se të transferohej në Turqi Manaj ka luajtur për Trepçën 89 dhe KF Dukagjinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat