Ofertat nga Zvicra dhe Austria tundojnë Halilin

Futboll

Ofertat nga Zvicra dhe Austria tundojnë Halilin

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Ofertat nga Zvicra dhe Austria tundojnë Halilin

Në Austri ka edhe 7 ditë merkato, Hungari edhe 13, Kroaci e Zvicër edhe 14. Polonia mbyllet për 23 ditë, Rusia një 24 orë më vonë. Këto janë vendet që mund të federojnë lojtarë këtë muaj shkurt. Sigurisht janë edhe vendet nordike, por me shumë mundësi, lojtari i Tiranës do të kalojë në një prej dy kampionate Zvicër ose Austri.

Për ata që nuk e dinë, në tavolinë sot Tirana ka disa oferta që janë deri në 600 mijë euro. Burime pranë klubit bardheblu, bëjnë me dije se presidenti Halili ka në dorë fatin e lojtarit. Në tavolinë Halili mund të firmosë çdo kontratë dhe ofertë që i ka ardhur.

Burime në klubin bardheblu bëjnë me dije se presidenti i Tiranës do të mendohet deri në datën 7 shkurt, datë që përkon me mbylljen e merkatos në Austri.

Në këtë linjë është Rapidi i Vjenës te dera, por shuma nuk është 600 mijë euro. Thuhet se Tiranës për lojtarin i janë afruar rreth 450 mijë euro. Një shumë e madhe, në krahasim me të gjitha ofertat që u kanë ardhur bardhebluve në tavolinë. Bardheblutë nuk e kanë pëlqyer këtë ofertë, sepse duan më shumë para dhe një pjesë të mirë të kartonit.

Tirana kërkon mbi 700 mijë euro. Më parë për sulmuesin kanë ardhur oferta nga Suedia prej Hamarbit, Zvicra Jang Bojs dhe Zyrihu, nga Kroacia prej Osijekut dhe nga Turqia prej Samsunsporit, por Tirana kërkon të marrë maksimumin nga talenti që ka në ekip. Shkurt, Tirana duhet të vendosë se çfarë do të bëjë, nëse do të pranojë apo jo 600 mijë eurot që ka në tavolinë.

Fakt është se në Zvicër, merkatoja mbyllet më datë 15 shkurt dhe oferta e Jang Bojsit është e vlefshme deri në atë ditë. Zyrihu është një mundësi tjetër. Bardheblutë kanë kohë deri në mes të shkurtit për ta shitur si në Austri dhe Zvicër apo te skuadrat nordike që kampionatin e nisin më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat