Hasani i jep fund aventurës në Hungari

Futboll

Hasani i jep fund aventurës në Hungari

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:54
Hasani i jep fund aventurës në Hungari

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani i ka dhënë fund aventurës me Diosgyorin në Hungari.

Sulmuesi vushtrrias u transferua te klubi hungarez në janarin e vitit 2018 nga Trepça '89.

Në tri vitet e fundit, Hasani ka bërë 91 paraqitje në kampionatin hungarez ku ka realizuar dhjetë gola.

"Faleminderit për gjithçka që bëtë për klubin. Ju urojmë shumë suksese në karrierën tuaj të mëtejshme", shkruan klubi i Diosgyorit.

Ndryshe, Hasani me fanellën e Kosovës ka bërë tetë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat