Tre gjigantët e Premier League vihen pas Hakimit

Futboll

Tre gjigantët e Premier League vihen pas Hakimit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:06
Tre gjigantët e Premier League vihen pas Hakimit

Interi duket se nuk do ia dalë të paguajë shumën e transferimit për Achraf Hakimin te Real Madridi.

Marrëveshja mes të dyja klubeve ishte që shuma e transferimit të paguhej në katër periudha të ndryshme kohor, mirëpo një gjë e tillë duket e vështirë të ndodhë.

Nerazzurët po tentojnë që të mbajnë lojtarin deri në fund të këtij edicioni dhe në verën e këtij vitit ta shesin atë.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi po kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij.

Për 22-vjeçarin, në garë janë futur Chelsea, Arsenal dhe së fundmi u është bashkuar edhe Manchester City.

Skuadra italiane do ta shesë atë për 40 milionë euro dhe të paguajë atë shumë te Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat