AEK i rinovon kontratën talentit shqiptar

Futboll

AEK i rinovon kontratën talentit shqiptar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:18
AEK i rinovon kontratën talentit shqiptar

Paraqitjet mbresëlënëse të talentit shqiptar Mario Mitaj me fanellën e AEK-ut të Athinës në këtë sezon kanë detyruar drejtuesit e klubit grek t’i rinovojnë kontratat futbollistit kuqezi.

17-vjeçari i Shqipërisë U21 kishte nënshkruar në gusht si profesionist dhe ditën e sotme ka hedhur të zezën mbi të bardhë, në një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

Mitaj ka debutuar kundër PAOK dhe këtë sezon është aktivizuar në katër ndeshje të kampionatit si titullar, si dhe ka luajtur edhe një sfidë në Europa League.

Tashmë ai po kthehet edhe në një lojtar të rëndësishëm edhe për Shqipërinë U21. Mario Mitaj aktivizohet në rolin e mbrojtësit të majtë dhe ka një fizik të jashtëzakonshëm i cili mund ta ndihmojë për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm edhe për kombëtaren shqiptare në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat