Hazard mungoi në stërvitje, përgjigja e tyre bëhet virale në rrjetet sociale

Futboll

Hazard mungoi në stërvitje, përgjigja e tyre bëhet virale në rrjetet sociale

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:28
Hazard mungoi në stërvitje, përgjigja e tyre bëhet virale në rrjetet sociale

Përveç kritikave, me Eden Hazardin tash e një kohë kanë filluar edhe talljet për peshën e tij të trupit.

Reprezentuesi belg ka munguar në stërvitjen e ditës së djeshme te Real Madridi, teksa një ‘arsye’ e treguar nga ‘Burger King’ tashmë është bërë virale.

Mediumi i njohur ‘El Chiringuito’ ka publikuar dje një foto të Hazardit në ‘Twitter’, duke shkruar: “Hazard nuk është stërvitur sot me skuadrën. Pse?”

Kësaj pyetje i është përgjigjur faqja zyrtare e kompanisë së njohur ‘Burger King’, duke shkruar: “2×1 në Burger King”.

Kaq ka mjaftuar dhe kjo të bëhet virale në rrjetet sociale, teksa Eden Hazard vazhdon të jetë edhe më tej në qendër të vëmendjes shkaku i mbipeshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat