Shkëndija barazon me Kaysarin në Antalia

Futboll

Shkëndija barazon me Kaysarin në Antalia

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Shkëndija barazon me Kaysarin në Antalia

Skuadra më e mirë shqiptare, Shkëndija nga Tetova, kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut, sot ka zhvilluar ndeshje miqësore dhe që ishte një test i mirë. 

Shkëndija u nda baras (1:1) me ekipin Kaysar nga Kazakistani, që u zhvillua në kuadër të përgatitjeve në Antalia. 

Tetovarët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Besart Ibraimit në minutën e 14-të dhe kazakët barazuan në minutën e 50-të.

Formacioni startues i Shkendijës për këtë ndeshje ishte Zahov, Murati, Neziri, Bejtulai, Paviq, Zejnulai, Dita, Chaka, Elezi, Doriev dhe Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat