Niklas Sule përfundon në listën e dëshirave të Chelseat

Futboll

Niklas Sule përfundon në listën e dëshirave të Chelseat

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:32
Niklas Sule

Chelsea është duke tentuar që të përforcojë fazën defanzive dhe në listën e tyre e kanë Nikals Sulen e Bayern Munichut.

Thomas Tuchel thuhet se ka dorëzuar listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë në këtë verë te bordi i The Blues.

Sipas asaj që raporton Sport Bild, Sule është në mesin e lojtarëve që po kërkohen nga strategu gjerman.

Blutë kanë nevojë për një mbrojtës qendror, pasi Tuchel nuk është i bindur nga Antonio Rudiger, Kurt Zouma, Andreas Christensen.

Në listën e tij raportohet se janë edhe Dayot Upamecano e David Alba, me dyshen që janë të gatshëm që të ndërrojnë ambient.

Tuchel dëshiron që të ketë një dyshe stabile me Thiago Silvën, e që një opsion më i mundshëm është Upamecano se sa Sule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat