Napoli dhe Atalanta lënë të hapur çështjen e kualifikimit!

Futboll

Napoli dhe Atalanta lënë të hapur çështjen e kualifikimit!

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:09
Napoli dhe Atalanta lënë të hapur çështjen e kualifikimit!

Napoli dhe Atalanta lënë gjithçka të hapur për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë pasi përballja e parë mes tyre në stadiumin Diego Armando Maradona u mbyll në barazim pa gola. Derbin kuqezi mes Hysajt dhe Gjimshitit të dy titullarë nuk e fitoi asnjëri, ndërkohë që qëndroi për 90 minuta në stol Amir Rrahmani.

Në pjesën e parë dominimi ishte i gjithi i bergamaskëve të cilët shpërdoruan shumë para portës së Napolit.

Në fraksionin e dytë Napoli e rriti disi nivelin e lojës por gjithsesi pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshoi më.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Bergamo me Napolin që mund t’i mjaftojë edhe një barazim me gola për të kaluar në finale, dhe për të tentuar mbrojtjen e trofeut.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat