Brdariç: Kemi shumë energji për nesër

Futboll

Brdariç: Kemi shumë energji për nesër

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Brdariç: Kemi shumë energji për nesër

Java e 18-të e Superios çelet të premten me sfidën më të rëndësishme, Vllaznia – Laçi, që do të zhvillohet në orën 18:00. Në “Loro Boriç” takohen dy skuadrat me ambicie të mëdha, edhe pse duhet pranuar diferenca prej 10 pikësh dhe faktori fushë ndoshta favorizon shkodranët. Trajneri i kuqebluve, Brdaric, në prononcimin për këtë sfidë, u shpreh me optimizëm edhe për faktin se koha është përmirësuar dhe terreni do të jetë i përshtatshëm.

“Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qenë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj të mos bjerë shi.”

Mungesa e Krymit: “Kemi një alternativë tjetër.  Të gjithë janë këtu dhe të gatshëm, do të japin më të mirën. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe duhet të jemi të përgatitur”.

Humbja në fazën e parë: “Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi nxjerrë mësime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat