Immobile: Jemi në një moment të mirë

Futboll

Immobile: Jemi në një moment të mirë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:27
Immobile: Jemi në një moment të mirë

Pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme, Ciro Immobile beson se Lazio mund të rikthehet në formën e tyre më të mirë.

Pas fitores 3-1 ndaj Atalantas, shpresat për garat evropiane të klubit nga Roma janë shtuar.

“Ne po shohim një Lazio që është duke u ngritur gjithnjë dhe po rikthehemi në formën më të mirë”, tha Immobile për Sky Sport Italia.

Jemi në një moment të mirë, po ndjehemi mirë fizikisht edhe pse kemi momente të vështira kohë pas kohe në klub” u shpreh ai.

Lazio ishin skuadra e parë në Serie A përpara karantinës së marsit të 2020-tës, mirëpo për momentin janë në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, ata janë akoma në Ligën e Kampionëve dhe po përgatiten për ndeshjen ndaj Bayern Munich për fazën e eliminimit direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat