Njësoj si në Kosovë

Futboll

Njësoj si në Kosovë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Njësoj si në Kosovë

Por për dy humbjet e fundit në kampionat, ata kanë gjetur fajtorët dhe sipas tyre janë gjyqtarët e ndeshjes,

Southampton do të kërkojë që të mos gjykohet më nga arbitri Lee Mason dhe Mike Dean në të ardhmen e afërt, të cilët fajësohen për humbjet kundër Aston Villas 1-0 dhe Manchester United 9-0.

Mason nuk akordoi një penallti për një prekje të topit të qartë me dorë të shtunën dhe pastaj anuloi një gol të sulmuesit Ings për pozicion jashtë loje.

Ndërsa Dean akordoi një penallti të dyshimtë për Unitedin ndonëse mes Bednarek dhe Martialit nuk dukej se pati kontakt, madje e nxori edhe nga fusha me karton të kuq.

Ashtu siç ndodh me skuadrat kosovare kur i bëjnë kërkesë FFK-së që mos t’i gjykojë një gjyqtarë i caktuar, ka vepruar edhe Southampton, shkruan Gazeta Olle.

Të revoltuar maksimalisht për gabimet në dy ndeshjet e fundit, Southampton ka dërguar kërkesë në federatën angleze që dy gjyqtarët Mike Dean dhe Lee Mason mos t’i gjykojnë ndeshjet e tyre në një të kohë të afërt.

Mbetet të shihet nëse FA do t’ia pranojë kërkesën skuadrës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat