Fiorentina po kalon një moment mjaft të mirë

Futboll

Fiorentina po kalon një moment mjaft të mirë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:54
Giacomo Bonaventura

Fiorentina po kalon një moment mjaft të mirë javët e fundit, pasi disa rezultate pozitive kanë bërë që t’i largohet ndjeshëm zonës së ftohtë të renditjes dhe të mendojë për diçka më shumë këtë sezon.

Mesfushori Giacomo Bonaventura është një nga ata që kanë rilindur nën drejtimi ne Cesare Prandellit, pasi po luan rregullisht dhe po ndihmon jo pak skuadrën në fushën e lojës, ndërsa në një intervistë për mediat italiane ka zbuluar se ndeshja ndaj Napolit shërbeu si pikë kthese për ekipin.

“Humbja 6-0 ndaj Napolit ishte një figurë shumë e shëmtuar, e vështirë për t’u përtypur. Ishte një shpullë që na bëri të zgjohemi dhe të reagojmë për vete, por edhe për emrin e skuadrës. Ndonjëherë edhe nga humbjet mëson shumë”, u shpreh mesfushori.

Të premten në mbrëmje Fiorentina do të presë Interin në “Artemio Franchi”, një sfidë që vjen vetëm pak ditë pas asaj përballjeje të vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, ndërsa Bonaventura vlerëson jo pak zikaltrit dhe thotë se ndaj tyre duhet ndeshja perfekte.

“Interi është një skuadër shumë e fortë, me futbollistë kampionë, ndaj do të jetë shumë e vështirë t’i ndalim. Duhet të japim maksimumin, ndonëse e dimë që në nivele të tilla, edhe kjo mund të mos mjaftojë për të marrë rezultat”, tha Bonaventura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat